Postoblloku në fshatin Kapshticë bllokon 50 qytetarë: Na lejoni të shkojmë në doganë, nuk kemi kushte këtu
Përveçqytetarëve të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, dhjetra të tjerë janëbllokuar nga një postobllok 3 kilometra larg doganës.
Mësohetse në fshatin Kapshticë janë bllokuar rreth 50 shtetas të cilët janë aty qëprej orës 7 të mëngjesit.
Atakërkojnë që të lejohen të shkojnë në doganë dhe të presin aty.
"Jemi shumë keq këtu. Nuk ka asbanjë, kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të nalejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën.Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti tëreagojë po na bllokojnë kot këtu" - shprehet një prej qytetarëve.
Aktualishtnë pikën kufitare janë rreth 100 qytetarë të cilët kanë mbetur të bllokuar pasiështë plotësuar kuota prej 300 kalimesh në Greqi.
Autoritetetshqiptare po punojnë për të gjetur një zgjidhje për problemin.