Soko: Mbillet hashah, shitet, pastrohen paratë. Është cikël i mbyllur, me këtë mbahet pushteti

Raporti “Flukset financiaretë paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria eJashtme evidentuan probleme në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Sipas këtijraporti, përgjatë viteve 2017-2019, nga 141 kompani që fituan leje 59% e tyrenuk justifikonin burimet financiare duke bërë kështu që shuma totale e parave tëpajustifikuara të jetë 1.6 miliardë euro.

Përekspertin e ekonomisë Pano Soko, shumica e parasë që investohet në ndërtim kanjë prejardhje të dyshimtë. Ai e lidh atë me raportet e shumta ku Shqipëriaklasifikohet në vendet që prodhon dhe qarkullon lëndë narkotike kryesishtkanabisin.

Në njëintervistë për RTV Ora, ai thotë se këtu është krijuar një cikël i mbyllur qëmundëson pastrimin e parave me anë të të cilave mbahet pushteti.

Soko:Paraja informale që është futur nëndërtim është paraja që është prodhuar gjithë këto vite ku Shqipëria ështëpërdorur si pikë shpërndarje e drogave të rënda. Kjo është një gjë që ështëevidentuar nga shumë raporte ndërkombëtare që Shqipëria është një vend tranzitdhe një vend i prodhimit të hashashit. Cikli kështu mbyllet. Prodhojmë hashash,e shesim hashashin, pastrojmë para. Përdorim paratë e pastruara për të qëndruar në pushtet, nëpërmjet pushtetitmbjellim hashash, pastrojmë para e kështu me radhë. Është një cikël që mbyllet.Ata e kanë mbyllur përgjatë gjithë kohës. Lavatriçja e përdorur në këtë rastpor që mund të ketë dhe të tjera është ndërtimi. Lavatriçja më e madhe epastrimit të parave është Bashkia e Tiranës.

Soko i bën thirrje organeve të drejtësisëqë të fillojnë menjëherë nga puna për të goditur këtë fenomen pasi shifra për tëcila bëhet fjalë përbën rreth 14 përqind të GDP-së së Shqipërisë.

Soko:Ky është një raport serioz por nuk ështëi vetmi. Për këtë ne kemi institucione që duhet të marrin përsipër këtë gjë.Gjithë hallkat e zinxhirit të kontrollit të parasë duhet të vendosen në lëvizjese ku është ngërçi dhe pse nuk funksionon sistemi. Të gjithë institucionet edrejtësisë duhet të fillojnë punën pasi nuk po flasim për një shifër qesharake.Është gati sa 14 përqind e prodhimit të brendshëm bruto.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatitiEndi Mullaj