Ironia e Çollakut: Drejtësia për të cilën ndërkombëtarët ulen këmbëkryq, asnjë rezultat në 9 muaj

Përgjatëviteve 2017-2019 sektori i ndërtimit në kryeqytet është zhvilluar me shpejtësi,por nga 141 kompani që fituan leje 59% e tyre nuk justifikonin burimetfinanciare.

Ky ështërezultati i raportit “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovëdhe Maqedoninë e Veriut”, i financuar nga projekti gjerman GIZ dheMinistria e Jashtme.

Në vitin2017 në raporte është bërë e ditur se dyshimi ishte për pastrimin e 320 milionëeurove, por kjo shifër ka ardhur në rritje për vitin 2018 në 570 milionë eurodhe në vitin 2019 në rreth 500 milionë euro, me një shumë totale 1.6 miliardëeuro.

Gazetari Basit Çollaku evidenton mungesëne institucioneve të drejtësisë pas reformës së ndërmarrë disa muaj më parë e tëlavdëruar nga ndërkombëtarët, të cilat nuk bëjnë verifikimet e nevojshme.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet me tone ironie se drejtëinë shqiptare që e ka lakmi dynjaja, prej 9 muajsh nuk ka prodhuar asnjë rezultat, kjo pasi sipas tij zyrtarët e lartë janë të përfshirë.

Çollaku:Çdo pasuri më shumë se 10 mijë dollarë kanjë alert dhe që shkon në Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe gjithë sistemi idrejtësisë duhet të jetë në gjurmim të këtij burimi financimi. Ne kemi 1.6miliardë euro me burime të pista që futen në sistem. Kur shkojnë tek Bashkia këto,a i kontrollon kush? Unë them që është një ekip i strukturuar kriminal qëbashkarisht kanë vendosur që të marrin këto para dhe të marrin pushtetin me të.Të blejnë zgjedhjet. Kjo para ka një destinacion të qartë. Përveç investimitdhe shpërndarjes duhet që ta mbrosh nga një pushtet tjetër. Kapja shtrihet dhetek sistemi i drejtësisë. Kam lexuar shumë ekspertë që hedhin dyshime mbi vërtetësinëe burimeve dhe të shifrave. Por edhe nëse nuk është 1.6 miliardë euro, edhesikur është 600 milionë euro.

Ështëkonstatuar, sado që ta hollosh këtu kemi një krim të rëndë që është shtetëror. Ështësaktësia e tyre. Nuk duhet që ne të vendosim vulën e të vërtetës apo gënjeshtrësapo saktësisë. Këtu kemi një dynja institucionesh. Kemi bërë një reformë tëmadhe të re, një drejtësi që e ka lakmi dynjaja. Të gjithë këto sheqernat dheraportet që na ulen ndërkombëtarët këmbëkryq duke na i lavdëruar institucionettona të reja që prej 9 muajsh nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Pse nuk mundetprokuroria e posaçme? Sepse po flasim për zyrtarë që janë përfshirë. Ky ështëkorrupsion i zyrtarëve të lartë. Atëherë i nderuar shoku prokuror, shoqja eBKH-së çfarë po bëni. Këta njerëz i detyron ligji që kryesisht të nisin hetimetpër shuma të tilla marramendëse.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Endi Mullaj

Lexoni edhe: Ndërtimi në Tiranë “lavatriçe e parave të pista”