Pollo: U pastruan 1,6 mld euro 1 vit pas kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo,ka publikuar në rrjetin social Facebook, raportin e Integritetit GlobalFinanciar (Global Initiative).
Pollo thotë se 60% e firmave që ndërtuan nëkryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare.
Ai u shpreh se u pastruan 1.6 mld euro në trevjet, 1 vit mbas gjithë-kanabizimit në vend.
Sipas tij, për të tjerët mbeti varfërimi dheemigrimi, ndaj është koha për ndryshim.
Postimi i Pollos në Facebook
"Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet" konkludon raporti i Global Initiative.
Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri. U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh. Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi.
Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë!