Gjirokastër: Vodhi pensionet e disa qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i postës

Një 48-vjeçar është vënë nga pranga ngapolicia në Gjirokastër.

Shtetasi J.D, banues në Lunxhëri tëGjirokastrës dhe ish-punonjës i postës, ishte shpallur në kërkim pasi kishte shpërdoruardetyrën.

Ai katërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen eshumës së parave tek personat përkatës.

‘’Shtetasi i mësipërm ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës’’, informon policia.

Ndalimii këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së ParëGjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimine Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuarmasën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Vjedhje ekryer duke shpërdoruar detyrën".

Materialetproceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.