Shkodër, dokumentar me kronikat e propagandës në diktaturë
Ky dokumentar është një rrugëtim i Shkodrës në kronikatfilmike të diktaturës, që nis nga viti 1951 e shtrihet deri në vitet 70 – 80. Ipagëzuar “Realiteti mes pasqyrimit dhe tjetërsimit”, dokumentari të rikthen në kohë.
Dokumentari rrëfen mbi ndërtimin e gjimnazit të parë laik,kthimin e katedrales së Shkodrës në pallat sporti, si dhe mënyrën e festimit tëkarnavaleve në Shkodrën e atyre viteve.
Rikthimi në kohë nëpërmjet këtij dokumentari bëhet gjithashtunëpërmjet kronikave që tregojnë për rindërtimin e qytetit pas tërmetit të 79-ës,prodhimin e autobusit të Nesharakut, fabrikat dhe eksperimentet bujqësore etj.
Shkodranët u përballen të parët me propagandën që servirej përgjatë atyre viteve. Kjo nisëm synon të shtrihet në çdo qytet.
Drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi thotë se po bëhet një punë emirë në dixhitalizimin fillimisht fotografik e më pas të kalohet tek ai video iarkivit.
Iris Elezi: "Përherë të parë qytetarët e Shkodrës dhe shpresoj së shpejti dhe qytetarët e tjerëshqiptarë dhe në botë do të kenë mundësinë të shikojnë se si xhiroheshinkronikat dhe çfarë ato thoshin përtej realitetit që jetohej"
Dokumentari është një hulumtim i studiuesit Ardian Ndreca, nëkronikat e kinostudios “Shqipëria e Re”.