Testimi në masë i popullsisë për Covid-19 nuk është gjithmonë i dobishëm

Testimi për infeksionin COVID-19 dhe lëshimi ishpejtë i këtyrerezultateve janë thelbësore për kontrollin e pandemisë, por testimi nëpopullatën e përgjithshme nuk është gjithmonë i dobishëm, thanë sot zyrtarët eOrganizatës Botërore të Shëndetit.

Epidemiologu ilartë i OBSH-së  Dr. Maria van Kerkhove tha se agjensia eKombeve të Bashkuara  kishte rekomanduarqë rastet e dyshuara të testohen, si dhe njerëzit që kanë rënë në kontakt meta, nëse është e mundur, megjithatë duhet të vihet theksi te njerëzit mesimptoma të virusit.

Dr. Mike Ryan, drejtuesi i programit të urgjencës sëOBSH-së, vuri në dukje se testet mbi popullatën e përgjithshme thithnin njësasi të madhe burimesh.

Deklaratat e ekspertëve të OBSH vijnë pasi Qendra e SHBA përKontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha këtë javë se personat eekspozuar ndaj COVID-19 pa simptoma mund të mos kenë nevojë të ekzaminohen,duke habitur mjekët dhe politikanët dhe duke shkaktuar pretendimet se kjodirektivë ishte e motivuar politikisht.