Koronavirusi, 1.411 raste të reja dhe 5 vdekje në Itali

Ka vijuar edhe këtë të enjtenumri i lartë i infeksioneve me koronavirus në Itali.

Në 24 orët e fundit në Italika pasur 1.411 raste të reja me Covid-19 nga 1,367 raste që ishin të mërkurën,në  94 mijë teste  të kryera. 

Ndërkohë janë regjistruar 5 tëvdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.463. 

225 pacientë u shëruan në 24orët e fundit. Pacientët me kujdes intensiv u ulën (-2), por pacientët nërepartet e tjera Covid-19 u rritën (+76). 

Numri më i lartë i rasteveështë regjistruar në Lombardi me 286 pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në263.949. Aktualisht raste aktive janë 21.932, një rritje prej 1,179 në 24orë. 

Të shëruarit janë 206,554, 225 vetëm në 24 orët e fundit.