Armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë, tre të arrestuar në Durrës
Tre persona , 1 prej tyre i dënuar më parë për veprën penaletë vjedhjes, kanë rënë në prangat e policisë për vjedhje.
Operacioni i koduar "Silenciatori" sekuestroi armëzjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë.
Të arrestuarit janë shtetasitB. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeçdhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale"Vjedhja", të tre banues nëDurrës.
"Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll" thotë policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMW",me drejtues shtetasin B. M., në sediljene pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhesekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhenë bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë.
Nga hetimet dhe informacionet e marra nga policia, rezultonse armën e zjarrit dhe antiplumbin do t'i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit V. Z., u gjetën 10 doza me lëndënarkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni përidentifikimin dhe kapjen e personave qëdo të blinin sendet e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për vepratpenale "Armëmbatja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".