Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja si do të mbyllet muaji gusht

Muaji gusht pritet të mbyllet me diell dhe temperatura të larta bën të ditur metorologia e MeteoAlb Adiola Bani në një lidhje telefonike me Ora News mesditën e sotme.

Vranësirat gradualisht do të shtrihen, ndërsa rreshje tëpakta shiu priten gjatë pasdites në gjysmën lindore të territorit. Zonabregdetare nga Durrësi dhe deri në Jug të territorit shqiptar do të vijojnë tëmbeten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës së sotme.

Dita e mërkurë do të sjellë kryesisht mot të kthjellët në tëgjithë teritorin po ashtu në vijim i gjithë muaji gusht do të mbyllet me mot tëkthjellët dhe temperatura relativisht të larta përjashtuar ditën e sotme ku dotë kemi freskim të motit duke bërë  që vleratmaksimale të zbresin në 36 °C. Duke filluar nga dita e nesërme deri në fund tëgushtit priten vlerat termike nga 38 deri në 39 °C. Përsa i përket parametrit tëerës  nuk do të kemi forcim dhe nuk do tëjetë problematike.  

Në kryeqytet ditët e mbetura të muajit gusht do të vijojnë tëmbeten prezente tmperaturat e larta deri në 37 °C.