Edhe një herë për Ramën si kryetar i rradhës i OSBE-së si dhe për sikletet pa fund të kryetarllëkut
Në korrik shkruajta artikullin "Një kryesi që shkel parimet e organizatës-Shqipëri/OSBE2020: kronikë e një dështimi të parashikueshëm" të cilin e mbyllja mefjalinë "Dëmi që kryesia Rama i ka bërë reputacionit të OSBE-së mbetet përnjë shënim tjetër." Atëhere as qëmë shkoi në mendje se rrethanat kur ky dëm do të dilte sheshit e unë do tëmerrja penën për të hedhur në letër "shënimin tjetër" vetëm katërjavë më vonë.
Para një muaji nuk do të vija bast që shoqëriae Bjellorusisë do të dilte nga përgjumja politike; që një kandidatepresidenciale rastësore do të frymëzonte miliona bashkëqytetarë e qindra mijërabjellorusë do të dilnin në rrugë për t'i dhënë fund regjimit çerekshekullor tësatrapit sovjetik Aleksander Lukanshenkos. Por me njëfarë kënaqësie mund t'ikujtoj vetes e lexuesit se kështu mendonin për Shqipërinë socialiste shumëshqiptarë e të huaj deri në dhjetor 1990, kur u pa që historia nuk frenohej dotmë edhe në trojet tona. Por që regjimi do të përmbyste rezultatin e votimit përtë nxjerrë Lukashenkon edhe ketë herë fitues me 80% e dhunën policore ekstremekundër qytetarëve protestues këtë, unë eshumë të tjerë, do e imagjinonim pa vështirësi.
Në artikullin e korrikut argumentoja seqeveria Rama krijoi precedentin negativtë shkeljes së normave të OSBE-së nga vetë kryesuesja e saj përmes miratimit të ligjeve, të cilat ukundërshtuan publikisht nga vetë OSBE-ja(ligjet antifjalë dhe amendimet kushtetuese antikoalicion). Këtë zullum nuk ebëri as Kazakistani, shtet me kredenciale demokratike më të dobëta seShqipëria, gjatë kryesisë së tij në 2010.
Vetëm se OSBE është e vetmja organizatë mefokus demokracinë ku Bjellorusia, pas shpërbëjes së Bashkimit Sovjetik, mbetiautomatikisht anëtare duke qenë republikë ish-sovjetike (Lukashenko kurrë nuk tregoi interes përorganizatën tjetër, Këshillin e Europës). Si e tillë OSBE mbetet i vetmi kanalinstitucional për të ndikuar pozitivisht në krizën e atjeshme.
Suedia si komardare shpëtimi për Bashkimin Europiane për vetë OSBE-në nga…
Më 17 gusht Kryetari i Rradhës Edi Rama shprehshqetësimin për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, për të drejtat e liritëthemelore të qytetarëve, për dialogun mes pushtetit e palëve të tjera si dheofron të vizitojë Minskun për takime me qeverinë e opozitën. Në këtë vizitë dotë merrte pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtëme e Suedisë Ann Linde (kjo efundit e merr kryesinë e rradhës në 1 janar 2020).
Ditën tjetër, më 18 gusht, ministrja Lindenjofton përmes një komunikate shtypi se ka biseduar në telefon me homologunbjellorus Vladimir Makei, dhe i komunikoi atij qëndrimin suedez e të BashkimitEuropian mbi dhunën e papranushme kundër protestuesve dhe mashtrimin zgjedhor.Ajo kërkoi lirimin e të burgosurve politikë, nisjen e dialogut me opozitën dhedëgjimin e zerit të protestës nga pushtetarët. Duke propozuar që OSBE tëmbështesë dialogun mes palëve bjelloruse ministrja suedeze u ofrua të vizitojëMinskun si kryetare e rradhës së OSBE-së mbas Shqipërisë. Në këtë vizitë “do tëjetë edhe zoti Edi Rama, kryeministër e ministër për Europën e Punët e Jashtmei Shqipërisë, aktualisht kryetar i rradhës" përmbyllej komunikata.
Dallimi ne deklarim midis Edi Ramës e znj.Linde duket qartë e lexuesi mund t'a gjykojë vetë. Por pse kryetari aktual nukflet dot ne telefon me ministrin e shtetit në krizë por këtë e bën kryetari ipas pesë muajve kjo duket si e pakuptueshme në shikimin e parë.
Nuk e di nëse nga Tirana nuk kanë guxuar tëtelefonojnë apo ju a kanë refuzuar thirrjen.
… sikleti i satrapit ballkanik.
Por ajo që duket qartë është se Rama nuk kakredencialet për të pretenduar përballë Lukashenkove respektimin e të drejtave demokratike tëqytetarëve.
Ai nuk mundet të dënojë zgjedhjetpresidenciale farsë të Lukashonkos duke qenë i vetmi shef qeverie i një shtetieuropian ku pushteti vendor është monopartiak, i denoncuar si i tillë e si ipapranueshëm nga Këshilli i Europës dhe i dalë nga zgjedhje ligjërisht tëdyshimta. Bashkimi Europian ka vënë, ndër të tjera, si kusht për negociatatsqarimin e ligjshmërisë e zgjedhjeve të qershorit 2019. Po ashtu BE ka venë sikusht daljen para drejtësisë të votëvjedhësve të dosjeve 339 e 184, të cilëtvetë Rama i ka mbrojtur publiksht e promovuar politikisht. Për më tepër, siçthamë më lart, gjatë kryesisë së OSBE ndryshon sistemin zgjedhor në shkelje tënormës së OSBE-së se këto ndryshime nuk mund të bëhen vitin e fundit.
Rama nuk mund të denojë dhunën policore paraLukashenkove sepse ai vetë përdori vjet përtej çdo mase e përpjestimi gazinlotsjellës kundër burrave, grave e fëmijve edhe kur ishin protestues edhe kurnuk ishin të tillë.
Rama nuk mund të kërkojë lirinë e fjalës e tëmedias para Lulashenkove mbasi gjatë kryesimit të OSBE-së e pa pyetur përkundërshtimin e OSBE-së miratoi ligjin antifjalë duke i "shtuar" edhenjë kusht Shqipërisë për çeljen e negocatave me BE.
Rama nuk mund t’u sugjerojë Lukashenkove njëdialog të sinqertë me opozitën mbasi ai vetë këtë e mundet t'a realizojë vetëmme opozitarët rrogëtarë të tij. Edhe atë dialog real për reformën zgjedhore tëngritur me mundim ai e siluroi përmes amendimeve kushtetuese të njëanëshme, tëcilat i miratoi me rrogëtarët e tij.
Dhe së fundmi Rama nuk mund të bindë kënd sendërhyrja e OSBE-është e nevojshme pasi vetë, sa herë ja ka dashur interesi ipushtetit, i ka refuzuar miqtë ndërkombëtarë. Kështu bëri me zgjedhjet lokalevjet, kështu dhe me amendimet kushtetuese sivjet.
Këto i di mirë Aleksander Lukashenko! Atij ivolit të ketë në tryezë një kryetar OSBE-je me kësisoj profili. Këto i dinëedhe në Europë e OSBE. Por siç thuhet halli të bën të qeshësh kur nuk të qeshetsi dhe të përkrahësh kryesinë e OSBE-së me shejtanin brenda. Dhe për të kryerpunë po operojnë me kryesinë suedeze e cila formalisht fillon në janar. Por qëde facto po fillon pesë muaj më herët: nga sikleti i satrapit ballkanik!
Gjithësesi liria e demokracia e 9,5 milionëbjellorusëve është primare. Prandaj urime e sukses atyre si edhe çdo faktori tëjashtëm qē mund të japë ndihmë.