Rama tregon ambicien: Do rrisim ndjeshëm pagën për mjekët. Duam ta bëjmë fakt të kryer vitin tjetër
Gjatëtakimit në QSUT me ministren e ShëndetësisëOgerta Manastirliu, Rama nuk dha shifra konkretë sesa do jetë kjo rritje pagepor vetëm tha se do të jetë e konsiderueshme.
“Duam të realizojmë rritje pagash të konsiderueshme. Ende kemi duke bërë kalkulime por në aspekt të pagës përtej bonusit 1000 mijë euro. Po flasim për të gjithë mjekët dhe infermierët me të gjithë shqiptarë. Kjo është ambicie”
Rama tha senjë rrijte e tillë parashikohet të bëhet fakt vitin e ardhshëm.
“Nuk flasim për një rrijte që parashikohet sot për shumë larg në kohë por për një rritje që ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt që në fillim të vitit të ardhshëm . Pra ta programojmë financimin dhe me të filluar vitin e ardhshëm mjekët dhe infermierët të kenë një “jump” (rritje) në pagë që është plotësisht i merituar por sidomos në këtë kohë”
Një veprim Itillë sipas Ramës do të bëjë që mjekët të mendojnë dy herë për tu larguar ngaShqipëria.