Mat: Asgjesohen 320 bimë kanabis, arrestohet një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2020, 13:38
Rreth 320 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativajanë zbuluar dhe asgjësuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjoçaj tëNjësisë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit këtë të martë (25 gusht).
Burime bëjnë të ditur se lënda narkotike ështëzbuluar në tokë pa pronar.
Ndërkohë, është arrestuar shtetasi meinicialet H.B banues në Krujë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Lënda narkotike e cila ishte në procesin e tharjes është asgjësuar nga policia me anë të djegies.
(Foto ilustruese)