Pustec, papunësi dhe varfëri

Papunësia dhe mungesa e investimeve mbeten problematikat kryesore në bashkinë e Pustecit, ku jetojnë banorët e minoritetit maqedonas. Peshkimi, bujqësia dhe emigracioni janë mundësitë e vetme për punësim, ndërsa bashkia e pafuqishme për investime i ka sytë nga qeveria ose donatorët.

Në bashkinë e vogël të Pustecit, varfëria epapunësia janë të mëdha.

Peshkimi, bujqësia dhe emigracioni janë ndërmundësitë e pakta të punës për banorët e bashkisë së minoritetit maqedonas.

‘’Pjesa e bujqësisë, atë prodhim sa nxjerrim e kemi për vete.’’

Uji i pijshëm dhe infrastruktura janë problemnë 7 fshatra të Bashkisë.

Kryebashkiaku Pali Kolefski, thotë se janëdisa projekte që kërkojnë mbështetjen e qeverisë pasi mundësitë financiare tëbashkisë janë të vogla.

‘’Kemi marrë investimin për studimin dhe projektimin e këtyre ujësjellësave. Më vonë, mbasi të bëhen këto projekte besoj se do kemi edhe financimin për ujin e pijshëm.’’

Mundësinë e të rinjve për punësim aty janëshumë të pakta ndaj pjesa më e madhe janë larguar në emigracion.

‘’Pjesa më e madhe e të rinjve kanë ikur.’’

Ndaj vendorët në bashkëpunim me organizmatndërkombëtare po nxisin vetëpunimin e tyre sidomos në sektoruin e turizmit, kupotencialet janë të mëdha, por i pashfrytëzuar.

‘’Masat e para ishin 20 mjë euro të cilët do të ndaheshin për të rinjtë, për ide në biznes.’’

Bashkia e Pustecit u krijua me ndarjen e readministrative, ndërsa papunësia dhe mungesa e investimeve ka qenë gjithëmonëshqetësim kryesor i komunitetit të banorëve maqedonas.