Ditë tragjike në plazhe, mbyten 2 pushues në Durrës

Kjo e martërezultoi tragjike në plazhin e Durrësit. Dy pushues humbën jetën pasi u mbytënnë det.

Një 26-vjeçar u mbyt pas mesdite në zonën e Gjirit të Lalzit, ndërsa më herët një 60 vjeçare nga Elbasani humbi jetën në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në të dyrastet, pushuesit kishin hyrë për tu larë, ndërsa policia në njoftimetparaprake dha mbytjen si shkak të vdekjes.

Rrethanat engjarjes në Gjirin e Lalzit nuk dihen, ndërsa për ngjarjen në Shkëmbin eKavajës pati një tentativë për ta shpëtuar.

Kanë qenëpushues të gjendur në zonë që i kanë ardhur në ndihmë, por ajo nuk arriti tëmbijetojë.

Dy rastetbrenda 5 orëve në bregdetin e Durrësit e çuan në 3 numrin e viktimave  në plazhet shqiptare vetëm këtë javë.

Të hënën njëburrë humbi jetën në plazhin e vjetër në Vlorë pasi pësoi infarkt.

Viktimat nëplazhet shqiptare kanë qenë të shumta edhe këtë sezon veror, kjo edhe për shkakse në disa zona mungojnë rojet bregdetare të certifikuara.

(Foto ilustruese)