Vlorë, shkallët e Kuzumbabasë drejt rrënimit
Shkallët dhe e gjithë zona përrreth Teqesë së Kuzumbabasë në Vlorë po shkon drejt degradimit. Alarmin e ngejnë turistët dhe banorët e zonës, të cilët fajësojnë bashkinë e Vlorës se ka harruar detyrat, ndërsa kërcënohet trashëgimia.
Shkallët që të çojnë në Teqenë e Kuzumbabasë në Vlorë po shkojnë drejt rrënimit. Degradimi vihet re që në hyrje.
Shkallare të dëmtuara, rrëshqitje toke dhembetje të hedhura vend e pa vend.
‘’Shumë situatë skandaloze këtu. Ndriçim nuk ka, infrastruktura është në gjendjen më të keqe të mundshme. KJo ka qenë një nga pikat kryesore të qytetit, që vizitohej nga turistët por është degraduar. Vlora duket e bukur nga brenda por nëpër lagje është si mos më keq.’’
Mungesa e ndriçimit sipas banorëve i ka kthyerdisa pika të rrugës në vendtakim për përdoruesit e lëndëve narkotike, ku nukkanë munguar as sulmet ndaj turistëve.
‘’Dy turiste franceze janë sulmuar nga persona që kanë tentuar t’i vjedhin dhe kanë zbritur të terrorizuara. Nga një qendër turistike që vizitohet nga të huajt, dhe të kthehet në këtë gjendje katastrofë, nuk e di.’’
Turistë e banorë bëjnë përgjegjes bashkinë eVlorës për këtë situatë.
‘’27 vjet nuk është vënë dorë për asgjë. Të lihet në këtë gjendje, është e pakuptueshme. Është ajo që ne vuajmë nga pushtetarët që vijnë për të marrë votat dhe pastaj lihet në harresë.’’
Pushteti lokal nga ana tjetër ka shfaqur dystandarde për Kuzumbabanë.