Shkodër: I zuri pritë të riut për ta vrarë, arrestohet 32-vjeçari

Policia ka mundur të parandalojë një vrasje në qytetin e Shkodrës.

Një 32-vjeçar me iniclaet L.L është arrestuarpasi i kishte bërë pritë një personi për ta qëlluar.

Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit tësotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar përmotive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L.,rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish nëfshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F.

‘’’Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e  32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F.’’, informon policia.

Operacioni ‘’parandalimi’’ u finalizua nga Shërbimete Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim meStrukturat e DVP Shkodër.

Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i ështëgjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekëluftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore,materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja medashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja paleje"