Vlorë, gjendet një trup i pajetë në zonën e plazhit të vjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2020, 15:31
Një trup i pajetë është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.
Dyshohet se viktima ka pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Trupi është i seksit mashkull, rreth 65 vjeç.
''Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen'', informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.