Maliqi: Opozita e Bashkuar i fiton zgjedhjet, Ramashenko frikacak, në vjeshtë reagim i madh nga qytetarët

Në shtator fillon sesioni i ri parlamentar, dhe teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare ish-deputeti Lefter Maliqi, beson se opozita e bashkuar do t'i fitojë zgjedhjet.

I ftuar në ‘RTV ORA’, Maliqi, tha se kryeminstri Edi Rama nuk e dorëzon lehtë pushtetin.

Lefter Maliqi: ’Një pushtet që merret me manipulim, krim, dhe vjedhje, asnjëherë nuk është në shërbim të elektoratit. Ne këtë e kemi parë gjatë këtyre viteve. Nuk diskutohet që në zgjedhjet e ardhshme, që unë them të bëhet sa më shpejt, opozita e bashkuar pavarësisht mangësive që ka, është e sigurt në fitore. Rama nuk e dorëzon pushtetin lehtë, përveç një mobilizimi total në çdo qendër votimi, në çdo KZAZ, duke qenë opozita kompakte dhe e bashkuar ndaj këtij sekti kriminal.’’

Sipas tij, në vjeshtë do ketë një zgjim të madh nga qytetarët kundër qeverisë, dhe se do dinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Maliqi e etiketoi kryeministrin me emrin Ramashenko, duke e krahasuar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Lefter Maliqi: ‘’Ky është një frikacak i cili e mori pushtetin me krimin, dhe është i mbajtur peng. Ky është një Ramashenko i dytë, nëse Lukashenko doli me automatik, ky del me antiplumb. Unë kam besim te një zgjim te vjeshta, do ketë një zgjim të madh. Besoj dhe shpresoj që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të dijnë të votojnë e të zgjedhin deputetë me integritet. Jo si ky parlament, i cili fatkeqësisht u bë show mediatik, teatër, saqë nuk emërohen edhe emisionet televizive, me humorin e tyre lidhur me parlamentin shqiptar. Unë besoj dhe shpresoj që mbas seancës së parë parlamentare të kemi një zgjim të madh qytetar, të shoqërisë civile, socialistëve të zhgënjyer, opozitës së bashkuar.''

Për Maliqin, opozita duhet të ishte paraparlamentit kur u votuan ndryshimet kushtetuese.

Lefter Maliqi: ''Opozita duhet të ishte para parlamentit edhe kur këta me marrëzinë e tyre votuan ndryshimet kushtetuese për të mos patur koalicione. Loja e Ramës me opozitën parlamentare, tashmë të kapur. E kemi thënë. Jemi 11 depuetë që kemi pasur qëndrimin kundër çdo veprimi dhe votimi antikushtetues.''

IntervistoiXhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.