Shifra rekord: 178 raste të reja me Covid dhe 4 viktima, 147 të shtruar në spital

Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë për periudhën 1 ditore.Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 178 raste të reja me Covid-19, dhe kanë humbur jetën 4 persona. Në dy spitalet Covid janë të shtruar 147 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.

Viktima - Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Raste të reja - Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 947 testime. Në numrin e testimeve të kryera përfshihen testimet në dy laboratorët publikë, të cilët kanë kryer 749 testime dhe 198 testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP.

Të shëruar - 81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janëgjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenëpozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrintrajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhepacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenjatë sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën egjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informaciontjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)

Testime totale 57004

Raste pozitive 8605

Raste të shëruara 4413

Raste Aktive 3938

Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1957

Durrës                  513

Shkodër                 302

Fier                         192

Lezhë                    177

Korçë                    185

Vlorë                     143

Kukës                    139

Elbasan             153

Berat                      78

Gjirokastër       49

Dibër                     50

https://youtu.be/TLiNRY0J4qY