Droga në makinë: Nipi i kryebashkiakes së Roskovecit i lirë, shoku në qeli
Gjykata e Fierit ka vendosur të mbajë në qeli të riun që u kap me drogë në makinën e shoferit të bashkisë së Roskovecit, njëherësh nip i kryebashkiakes Socialiste Majlinda Bufi. Ngjarja e konsideruar gjërësisht si skandal, ngjalli reagime të forta edhe politike.
Arbër Bufi, shofer dhe njëherësh nip i kryebashkiakes Socialiste të Bashkisë sëRoskovecit do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë pasi në makinën e tij ukap drogë.
Lëndën narkotike e ka marrë përsipër KoradoBuzi i cili po ashtu ndodhej në mjet, për të cilin Gjykata e Fierit ka caktuarmasën e sigurisë arrest me burg.
I riu në dëshminë e parë në polici kishtedeklaruar se drogën e kishte për përdorim personal, ndërsa shoferi i Bashkisësë Roskovecit sipas burimeve mohoi të kishte dijeni se shoku kishte lëndënarkotike me vete.
Mbi bazë të dëshmive, prokuroria e referoipunonjësin e Bashkisë Roskovec për hetim në gjendje të lirë, ndërsa 29-vjeçariti vuri prangat.
Por ndaj të dyve është ngritur akuza eprodhimit të shitjes së narkotikëve.
Ngjarja nga ana tjetër shkaktoi edhe reagimepolitike ndërsa u kërkua mbajtja e përgjegjesive nga ana e kryebashkiakessocialiste të Roskovecit, Majlinda Bufi.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuarnjë denoncimi që i kishte mbërritur, tha se shoferi i Bashkisë Roskovec ishtekapur me 85 kg drogë në makinë dhe ishte liruar me urdhër politik.
Ndërsa ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeajshkruante se mjafon të kesh garancinë e Ramës se nuk do të shkarkohesh dhedroga derdhet lumë me makinat e shtetit.
Kryebashkiakja socialiste e Roskovecit nëpërgjigje, e quajti të gjithën gënjeshtër ndërsa paralajmëroi padi ndaj akuzavesipas saj politike për çështjen.