Meta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve, ja kush janë ata

Procesi i zgjedhjeve të 30 korrikut në universitetet publike në vend u kontestua nga shoqëria civile për shkak të situatës
dhe kushteve në të cilat po zhvilloheshin.

Por pavarësisht zërave kundër, presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e 12 rektorëve të rinj për të marrë zyrtarisht detyrën.

Gjatë ceremonisë në Presidencë, Kreu i Shtetit nuk e ka lënë pa përmendur edhe mënyrën se si drejtuesit e rinj të universitetve fituan zgjedhjet.

Ilir Meta: "Zgjidhja juaj erdhi përmes një procesi jo të lehtë vecanërisht prej situatës së pazakontë të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për tju përshtatur masave të cilat shpesh u kontestuan prandaj sfidat para jush janë të vështira por jo të pamundura. Mbani sa më larg politikës dhe ndikimit të saj autonominë e universiteteve. "

Ilir Meta shpreson tek të rinjtë, si mundësia më e madhe për të bërë Shqipërinë një vend demokratik dhe të lirë. Për këtë arsye Presidenti kërkon që të përmirësohet dhënia e dije në universitete.

Ilir Meta:Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë.  Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”

Lista zyrtare e rektorëve të Universiteteve shtetërore në vendin tonë, e dekretuar nga Presidenti:

Universiteti i Tiranës                                       – Artan Hoxha

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë                      – Arben Gjata

Universiteti Politeknik i Tiranës                     – Andrea Maliqari

Universiteti Bujqësor i Tiranës                       – Fatbardh Sallaku

Universiteti i Sporteve të Tiranës                   – Agron Kasa

Universiteti i Arteve                                       – Kastriot Çaushi

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës     – Kseanela Sotirofski

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan – Skënder Topi

Universiteti Fan.S. Noli, Korçë                      – Dhimitri Bello

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër        – Suzana Golemi

Universiteti Ismail Qemali, Vlorë                  – Roland Zisi

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër        – Bektash Mema