Pritje maratonë në mes të vapës për urbanet në Tiranë

Linjat e transporti publik në kryeqytet po sjellin shqetësim për udhëtarët të cilet ankohen për vonesa të gjatë.

Ata thonë se janë detyruar të presin edhe 1 orë për tu nisur drejt destinacionit të tyre duke pritur në diell e mes udhëtarëve të shumtë.

Mes vapës përvëluese në fund gushtit, qytetarët qëndrojnë gjatë për pritjen e urbanit të radhës.

Ata ankohen për vonesë të automjeteve të transportit publik duke deklaruar se kanë rreth 30 minuta që presin në stacion.

Këto  vonesa janë  edhe një rrezik i madh për shëndetin e tyre, për shkak të  të qëndruarit në diell por edhe për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve që presin të perdorin linjën e transportit publik. Sipas punonjëseve të transportit publik në Tiranë, secila linjë është rikthyer në punë pas pandemisë me numër më të ulët