Gushti, muaji i aksidenteve dhe dhunës në familje

Ndonëse muaj pushimi, gushti ka qenë i mbushur me ngjarje të rënda të shënuara si pasojë e pakujdesisë apo të dhunës në famije. Staistikat tregojnë se kemi një shtim të numrit të viktimave nga aksidentet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë ndërsa shtim ka patur edhe të arrestuarve për dhunë në familje.

Aksidentet rrugore dhe dhuna në familje nukkanë të ndalur pavarësisht ashpërsimit të politikave penale të ndërmarra ngaqeveria.

Vetëm në 24 ditët e para të muajit gusht në tëgjithë vendin janë shënuar 144 aksidente rrugore ku kanë humbur jetën 17persona, ndërsa mesatarisht në kryeqytet, tre gra çdo ditë i drejtohen policisëpër të denoncuar dhunën. Kjo dukuri vihet ne dukje edhe nga avokatët të cilëtthonë se këto dy vepra kanë qënë më të gjykuara këtë periudhë.

‘’Gjithë veprat penale më të shpeshta kanë qenë dhuna në familje dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt. Në përgjithësi masat e sigurisë janë dhënë konform ligjit.’’

Dhuna në çift e përsëritur është shqetësimikryesor.

‘’Rastet më të shpeshta janë rastet në çift. Më të rralla janë rastet e prindërve ose të prindit me fëmijën.’’

Në shumcën e rasteve personat që kanë kryeraksidente ne gjendje te dehur apo dhe që kanë ushtruar dhune janë lënë në masa“arrest me burg”. Dënimi ndaj tyre me ndryshimet ligjore shkon deri në 5 vite burg.