Kthimi në klasa, prindërit: Mbyllja e shkollave më e rrezikshme se pandemia

Rifillimi i shkollave në 14 shtator është pritur me entuziazëm nga prindërit dhe gjyshërit. Situata pandemike  është ajo që i frikson disi prindërit, por mungesa e shkollës, sipas tyre është edhe më e rrezikshme.

"Le ta bëjnë me dy turne, arsimin nuk mund ta mbyllim” shprehet një qytetar.

Për sigurinë e shëndetit të fëmijëve por edhemësuesve mjafton që të zbatohen rregullat e vendosura nga MSH megjithëse disashprehen skeptik për zbatimin me përpikmëri të tyre.

“Varet nga kujdesi që tregon personeli, familja por dhe vetë nxënësi” shprehet një qytetar tjetër.

Por ka edhe nga ata të cilët deklarojnë se kthimi i nxënësve në klasa është vendim i drejtë dhe se sipas tyre koronavirusi nuk ekziston ndaj nxënësit nuk duhet të privohen nga mësimi në klasa.

“Nuk besoj se nuk ka as virus asgjë. Kur s’më ka zënë mua virusi që jam gjashtë muaj pa maskë?!” thotë një qytetare.  

Nëxënist e arsimit parauniversitar do të kthehen në 14 shtator në shkollë por duke zbatuar rregullat anticovid duke ruajtur distancën fizike, ruajtja e higjienës por edhe kufizimi i lëvizjeve në ambientet e brendshme të shkollave.