BOOM - Rikthehemi me investigime të reja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2020, 14:28
Emisioni satiro-investigativ nga Fiori Dardha dhe Rozana Radi rikthehet me investigime të reja, së afërmi në sezonin e ri televiziv 2020-2021, në ekranin gjeneralist Rtv Ora.
Ky është sezoni i pestë i këtij produksioni televiziv i cili nëpërmjet investigimit ka zbardhur të vërteta në errësirë, ka publikuar skandale apo ka ndihmuar familjet shqiptare në nevojë.
BOOM, nëpërmjet satirës ka sjellë gjithashtu në vëmendje prolemet që shqetësojnë mbarë popullin apo dhe me humorin që karakterizon Fiorin dhe Rozin, kanë mbajtur të gozhduar shqiptarët para ekranit.
Sezoni i ri nis së shpejti në Rtv Ora dhe Ora News me shumë surpriza ku as në BOOM nuk do të mungojnë risitë.