OFL u çon formularin në derë 4 banorëve të Elbasanit
Katër banuesve në Elbasan u është dërguar kërkesa për vetëdeklarimin e pasurisë. Të katërt rezultojnë të dënuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me armë.
Në kuadër tëzbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apoakuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat meshkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
AfrimTarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve";
VangjelKondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi inarkotikëve";
DashamirBahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi iprostuticionit në rrethana rënduese”;
MehmetShahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Vjedhja mearmë".
Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’idërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është nëveprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen esekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhepër dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janësubjekt i Ligjit Special.