Vetëdorëzohet shoferi që përplasi 11-vjeçarin në Kukës

Ditën e sotme u përplas një fëmijë 11-vjeçar në lagjen "Gostil" të Kukësit ku me pas u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Autori i ngjarjes, shtetasi A.H 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës është vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale.