Kukës: Makina përplas 11-vjeçarin, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një 11-vjeçar nga Kukësi u soll me helikopter në Tiranë pasi mbeti i plagosur rëndë në një aksident. Ai u përplas me makinë nga një 35-vjeçar i cili pasi e dërgoi në spital, dhe u vetëdorëzua në polici.

Një fëmijë rreth 11 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë pasi u përplas nga një makinë në aksin Kukës-Gostil.

Ai u godit nga një makinë fuoristradë e cila sic tregojnë pamjet (shiko videon), pas aksidentit ka dalë jashtë rruge.

''Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip "Mitsubish", ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës'', informoi policia.

Fillimisht uraportua se drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendngjarja, por policiasqaroi se ai kishte dërguar fëmijën në spital me makinë tjetër dhe më pas ështëvetëdorëzuar në Polici.

Goditja ka qenë e fortë dhe për pasojë 11-vjeçari ka marrë plagë të rënda.

Ai morindihmën e parë në spitalin e Rajonal të Kukësit dhe më pas u soll në Spitalin eTraumës në Tiranë.

Për shkak të gjendjes së fëmijës për transportimin u përdor helikopter.

Drejtuesi 35-vjecar i aksidentit u mor në pyetje nga  grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident edhe në Lezhë

Një tjetëraksident me pasojë të plagosur u shënua në Lezhë, ku u përplasën një makinë dhenjë motor.

Për pasojëmbeti i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai ka marrëndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës

Policia ndërkohë nisi verifikime për shkakun e aksidentit.