Koplik, vidhte kisha dhe xhami, prangoset 21-vjeçari
Arrestohet nëflagrancë një 21-vjeçar i cili vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrënshëndetësore në Koplik.
Sekuestrohen sendete vjedhura në objektet e kultit dhe zbardhen edhe katër vjedhje të tjera tëkryera nga ky shtetas.
“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një të ri, i cili po kryente vjedhje në objektet e kultit dhe në lokale në Koplik, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kopliku". Si rezultat i operacionit të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ernest Fsharr, 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm.” – njofton policia.
Ky shtetas gjatëorëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur nëKishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave.
Gjithashtu në orëte para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur nëlokalin në pronësi të shtetasit G. P.,si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishtevjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë.
Ky shtetas ështëautor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:
Më datë 03.01.2020,në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtijfshati.
Më datë 12.01.2020,në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.
Në bashkëpunim meProkurorinë vazhdon puna për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë iimplikuar ky shtetas.