Harrohet rruga Krujë-Qafështamë
Aksi Krujë-Qafështamë është vetëm23 km i gjatë për në të shumë qeveri nuk kanë vënë dorë prej kohësh. Edhe pseështë një zonë turistike dhe shumë e vizituar, edhe këtë herë kemi të bëjmë menjë lënie në harresë duke i bërë të gjithë vizitorët të mendohen dy herë parase të nisen apo të mos nisen fare.
Rruga Krujë-Qafështamë siç shikohet edhe në pamjet filmike është e shkatërruare dëmtuar në shume vende.
Kjo rruge para disa vitesh falë një fondi nga qeveria shqiptare u bë emundur rikonstruksioni i plotë i saj si dhe i gjithë segmenti në fjalë prejrreth 23 km u shtrua i gjithi me asfalt.
Kjo bëri që Qafështama si zonë turistike e kurative për shëndetin e njerëzvetë vizitohej edhe më shumë nga turistë të huaj dhe vendas, mirëpo tani kjo rrugëështë gjithnjë drejt degradimit.
Shoferët ankohen para kamerës sonë duke thënë se u prishen makinat, të tjerëjashtë kamerës thonë se në këto vende të prishura ka pasur shumë aksidentemadje edhe me vdekje.
“Rruga në shumë vende është e prishur.Ka shumë ulje të xhadesë.”
“E kemi të vështirë kur udhetojmënë këtë rrugë se prek makina.”
Gjithsesi, pamjet e filmuara nuk kanë shumë nevojë për komente.
