Sherr mes kushërinjve për tokën në Ersekë, plagoset me thikë një prej tyre

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj tështune (22 gusht), në qytetin e Ersekës.

Nga informacionet paraprake mësohet se në këtëkonflikt janë perfshire 5 persona nga fshati Taç i Ersekes, mes të cileve edhe dykushërinj të cilet janë konfliktuar për zaptim të tokës.

Kaq ka mjaftuar qe në këtë konflikt masiv të përdorenthikat, e për pasoje ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjeve tëkonfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar ne spitalin e Korçësnga ku mesohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa të tjerët të përfshire në të, kanë marrë plagëtë lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës, janë shoqëruar nekomisariat për veprime të mëtejshme.

Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëzqë jetojne prej vitesh jasht shtetit, ndërsa burime theksojnë se sherri të ketënisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.

Nderkohe, ne po të njëjtin vend, njëri prej autorëvë  është munduar të largohet nga vendi i ngjarjesdhe në nxitim e sipër mjeti ka përplasur një grua e cila është plagosur dhetransportuar në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plote të ngjarjes.