Makinat bëhen shoshë në aksin Elbasan-Peqin
Një aksident automobilistik është regjistruar në aksinElbasan-Peqin mbrëmjen e sotme (22 gusht).
Tre automjete janë përplasur në fshatin e Bradasheshit.
''Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, mjeti fugon tip "Benz", me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë'', informon policia.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit "Volkswagen" shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon përzbardhjen e shkakut të aksidentit.