Tushi: Ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare ndër më të lartat në Evropë

Një projeksion i fundit i 'The Economist' tregoi se popullsia e Shqipërisë do të tkurret me 25% nëse nuk merren masa konkrete në vitet në vijim.

Për sociologun Gëzim Tushi, plakja epopullsisë dhe ulja e lindëshmërisë, është një defiçit demografik për vendin.

Në një lidhje përmes Skype për 'RTV Ora',Tushi tha se ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare, është ndër më të lartatnë Evropë.

Gëzim Tushi: ''Plakja e popullsisë dhe ulja e numrit të lindjeve, është një defiçit demografik dhe është një lajm i keq për shoqërinë tonë. Ka 30 vjet, periudha e demokracisë është e shoqëruar me këtë defiçit demografik. Kjo kërkon që të bëjmë një operacion diagnostikues të shkaqeve që kanë determinuar këtë proces të plakjes së popullsisë. Arsyet janë të shumta, por fakti që ne kemi pasur një popullsi të re në moshë, dhe kemi qenë në vitin 1989, vendi me popullsinë më të re,  mosha mestare 27 vjeç, dhe për 30 vjet mosha mesatare është rritur me 10 vjet, dhe ka shkuar në 37 vjeç.

Në krahasim me moshën mesatare të Europës e cila është 42 vjeç, duket sikur jemi larg. Por, problemi është shqetësues, sepse ritmi, shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare, është e jashtëzakonshme. Është ndër më të lartat në Europë. Ne që kemi qenë vendi i parë i Europës me popullsi më të re dhe lindshmëri të lartë, tashmë nuk jemi as në 10 vendet e para.''

Sipas tij, ky fenomen po ndodh prej disafaktorëve, ndër të cilat më kryesor janë ato të brendshme.

Sociolohu shpjegon se fakti që tranzicioniështë bërë i zgjatur, i bezdisur, ka bërë që një pjesë e të rinjve të largohen.Gjjithashtu, emigracioni është faktori tjetër që po ndikon në plakjen epopullsisë.

Gëzim Tushi: ''Pse po ndodh kjo? Ka disa arsye që janë ekonomike, ka ca arsye që janë kulturore, ka arsye të tjera të përziera. Unë do ta ndaja në faktor të jashtëm dhe të brendshëm. Besoj që te faaktorët e jashtëm në këto 30 vjet, është që Shqipëria u hap. Në vitet 1960 kemi pasur 7 fëmijë për grua, arritëm në 2.3 në vitin 1989, dhe kemi mbërritur në 1.3. Lindshmëria ka arritur në nivele kritike.

Kjo ka të bëjë me disa arsye. Sot jemi në një shoqëri post moderne. Janë në trajtën e normalitetit, universale. Ndërkaq, unë mendoj se ka arsye të brendshme, që janë më themelore, me karakter ekonomik, politik dhe social. Fakti që tranzicioni është bërë i zgjatur, i bezdisshëm, dhe kjoi ka bërë që një pjesë e të rinjve të largohen. Emigracioni është faktori tjetër që po ndikon në plakjen e popullsisë.''

Tushi vëren se ndaj këtij fenomeni, ka pasur njëindiferencë.

Gëzim Tushi: ''Pavarësisht retorikës politike, më duket se ka një lloj indiference ndaj plakjes së popullsisë. Kjo nuk bëhet me parimin lëre lojën të zhvillohet vetë. Çështjet demografike duhen orientuar me politika të sakta, që ndihmojnë familjet shqiptare në nxitjen e natalitetit, që përmirësojnë kushtet e jëtes, që të godasë atë që thuhet se në këtë vend nuk jetohet. Kjo e fundit qarkullon shumë sidomos te të rinjtë.''

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: “The Economist”: Shifrat e frikshme, deri 2050 Shqipëria do mpaket me 26%