Gazetarja nga Italia: Valë e re infektimesh me Covid, të rinjtë nuk respektojnë rregullat bazë
Korrespondentja nga Italia e' Ora News', Alba Kepi ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve në shtetin fqinj, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,071 raste të reja.
Ndërkohë, numri i viktimave mbetet i ulët, pasi në 24 orët e fundit 3 pacientë e humbën betejën me virusin.
Në një lidhje direkte, Kepi deklaroi se të rinjtë nuk i respektojnë rregullat bazë, dhe se mosha mesatare e të infektuarve se vjen dhe ulet.
Alba Kepi: ''Bilanci është shqetësues. Jemi rikthyernë shifrat e izolimit me 1,071 të infektuar. Fatmirësisht, numri i viktimavevazhdon të jetë i ulët. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima. Aktualisht,në të gjithë territorin kombëtar janë aktive 1,077 vatra infektimi. Motivikryesior i këtyre vatrave është turizmi i brendshëm. Janë një numër i lartë tërinjsh, të cilët janë infektuar në udhëtimet e tyre në pikat turistike, tëpërdorura për turizmin italian, siç janë ishulli i Siçilisë, Sardenjas,Kalabria, Pulia. Pra, janë pikat më të zjarrta të pandemisë. Autoritetetitaliane kanë informuar se mosha mesatare e të infektuarve po vjen duke u ulur.Nëse gjatë izolimit mosha mesatare e personave të infektuar ishte rretyh 60vjeç, në 3 javët e fundit është ulur në 40 vjeç, dhe në 7 ditët e fundit moshamesatare ka shkuar në 30 vjeç. Pra, nënvizohet se ndoshta janë të rinjtë që nuki respektojnë rregullat bazë.
Sipas saj, dejtuesit lokalë dhe guvernatorë, kanëkërkuar bllokimin e lëvizjeve nga një rajon në tjetrin, por qeveria Konte nuk eka pranuar diçka të tillë.
Alba Kepi: ''Ndonëse drejtuesit lokalë kërkojnëmbrojtjen e territorit të tyre, janë autoritetet qendrore të cilët theksojnë senuk duan që t'i japin një tjetër goditje të madhe të turizmit. Bllokimi i lëvizjevenga një rajon në tjetrin do të sillte edhe një herë izolim të vendit dhe bllokimtë ekonomisë. Qeveria Konte, Ministri i Shëndetësisë, nuk janë dakord me idenëedrejtuesve lokale dhe guvernatorëve për bllokimin e lëvizjeve brenda rajoneve.''