Pekin, jo më detyrim maskat, Kina raportoi 22 raste me COVID-19 të premten, të importuara

Kina nuk po raporton asnjë rast të ri të infeksionit brenda vendit, por vetëm raste të izoluara nga personat që kthehen nga jashtë. Situata e mirë epidemiologjike në vend ka bërë që të hiqet detyrimi për maskat në rrugët e kryeqytetit. 

Autoritetet e shëndetësisë në kryeqytetinkinez nuk do aplikojnë më detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet ejashtme.

Pasi u pezullua si masë në muajin prill,rregulli u rikthye në qershor me përhapjen e vatrave të reja në pikat tregtaretë qytetit.

Por prej gati dy javësh, Pekini nuk raportuarasnjë person të ri bartës të koronavirusit ndërsa infeksioni lokal ështëarritur të kontrollohet.

Politika e maskave, vetëkarantinimi në shtëpii personave me simptoma dhe pjesëmarrja në testime masive, sipas ekspertëve,janë faktorët kyç që e kanë përmirësuar situatën.

Të premten, pavarësisht lehtësimit tëkufizimeve, një pjesë e madhe e këmbësorëve në Pekin treguan se do vazhdojnë tëmbajnë maskat, shpeshherë edhe pres trysnisë shoqërore.

"Se kur do ta heq maskën, nuk e them dot,por në zonat publike me shumë njerëz përqark, maskën do e mbaj sepse më jep njëfarësigurie."

"Unë mendoj se mund ta heq maskën në çdokohë, por do shoh a e pranojnë të tjerët. Sepse kam frikë se njerëzit do frikësoheshinpo të më shihnin pa maskë."

"Tani maska është normë për këdo. Kurdalim me fëmijët në park, mund ta heqim, por në markete, në autobusë, maskatduhen mbajtur, edhe pse pandemia është drejt fundit."

Kina të premten raportoi 22 raste të reja mekovidin-19, të gjitha të importuara nga jashtë ndërkohë që vendi u ka mbyllurkufijtë shumicës së shtetasve të huaj.

Në total, rreth 80 mijë persona e kanë mundursëmundjen vdekjeprurëse, ndërsa të paktën 4,600 veta nuk i kanë mbijetuarinfeksionit që u përhap fundvitin e kaluar nga qyteti i Uhanit.

Vendi nuk po lë pas as përpjekjet përzhvillimin e një vaksine që do i jepte realisht zgjidhje situatës.

Faza e tretë dhe e fundit e testimit te njerëzitnë botë nisi të enjten me Perunë.

"Vaksinat përdoren për qëllimeparandalimi nga njerëzit e shëndetshëm. Vaksinat kineze do të jenë nëdispozicionin për publiku e gjerë në mbarë botën dhe jo shumë të kushtueshme.Dy injeksione në harkun e 28 ditëve do të jepnin efektin më të mirë, për sa i përketshtimit të shpejtë të antitrupave në organizëm," tregojnë shkencëtarëtkinezë, teksa përgatiten për prodhimin e rreth 200 milionë dozave çdo vit.