Sipërmarrja shqiptare në Itali, Covid frenoi rritjen e aktivitetit ekonomik por jo numrin e tyre

Edhe pse pandemia Covid 19 ka frenuar rritjen me ritmet eviteve të mëparshme,  përsëri sipërmarrësit emigrantë shqiptarë kanë shënuarnjë shtim të bizneseve të tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Dhoma Konbëtare tregtare italiane ka publikuar të dhënat efundit statistikore të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 mbi numrin e sipërmarrësvetë huaj emigrantë në Itali.

Sipërmarësit shqiptarë renditen ndër vendet e para e të katëritnë numër pas atyre me kombësi marokene, kineze e rumune.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 , sipërmarrësitemigrantë shqiptarë të regjsitruar në Itali, janë 34 020 e kanë shënuar njërritje në krahasim me një vit më parë kur numri i tyre ishte rreth 32.901.

Pjesa më e madhe e bizneseve të emigrantëve shqiptarë ështëpërqëdruar në sektorin e ndërtimit ku renditen të dytit në numër pas atyre mekombësi rumune e më pas në sektorin e tregtisë, të restoracionit etj.

23.183 është nurmi i sipërmarrësve shqiptarë në sektorin endërtimit, 2.564 në sektorin e tregtisë e 1.725 në atë të hotelerisëe restoracionit.

5,3% e nurmit të përgjithshëm të sipërmarrësve shqiptarë nëItali janë hapur në territorin e provincës së Milanos.

Dhoma Kombëtare Italiane e tregtisë nënvizon se efketi ipandemisë Covid 19 është ndjerë dhe tek sipërmarrësit emigrantë në Itali. Nurmii rritjes së tyre gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020 ka qënë në koeficientine +1.1%  me hapjen vetëm të 6 119 bizneseve të reja. Duke e krahasuar me tënjëjtën periudhë kohore të një viti më parë , kur rritja e tyre ishe me mbi 10mijë biznese të reja, vihet re një frenim i dukshëm deri në 40% më parë.

Sipas këtij raporti nurmi i përgjithshëm i bizneseve tëemigrantëve të huaj në Itali është 621 367.

Dhoma Kombëtare Tretgtare italiane informon se në cdo 10biznese në Itali, 1 prej tyre është i hapur nga sipërmarrës i huaj.

Toskana mbetet rajoni me numrin më të lartë të siëprmarrësvetë huaj në Itali e në cdo 4 sipërmarrës të huaj, 3 prej tyre kanë një pronar tëvetëm.