'Helmohet' lideri opozitës ruse Alexei Navalny, kritiku i Putin në terapi intesive
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ndodhet pa vetëdije nëspital pasi dyshohet të jetë helmuar.
Ka qenë zëdhënesja e tij, Kira Yarmysh që ka dhënë lajmin nëpërmjetnjë postimi në Twitter.
Ajo tha se ata dyshojnë se Z.Navalny është helmuar nga diçkaqë ishte përzier në çajin e tij.
"Këtë mëngjes Navalny po kthehej në Moskë nga Siberia. Gjatëfluturimit, ai u ndje i sëmurë. Aeroplani bëri një ulje urgjente në Omsk"-thaZonja Yarmysh.
Gjithashtu ajo shtoi se ai ndodhet në kujdesin intesiv dhe ështëi pavetëdijshëm.
"Ne dyshojmë se Aleksi është helmuar nga diçka e përziernë çajin e tij pasi ishte e vetmja gje që ai piu. Tani për tani Alex është ipavetëdijshëm dhe ndodhet në kujdesin intesiv"- shkruan ajo.
Z. Navalny është një kritik Presidentit Vladimir Putin. Nëqershor ai përshkroi një votim për reformat kushtetuese si një "grushtshteti" dhe "shkelje të kushtetutës". Reformat lejojnë zotinPutin të shërbejë dy mandate të tjera.