Sela: Nuk mund të lejojmë të kërcënohet ardhmëria e shqiptarëve në Maqedoni, qoftë me çmimin e trazirave
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Aleancës përShqiptarët tha se tashmë partisë së tij i takon një vend në KQZ.
Ai shtoi se do të mbrojë votën e shqiptarëve edhe merezistencë popullore nëse është e nevojshme.
Sela: Ne jemi të kënaqur me fitoren, por e kishim të pamundur që të ndalnimmanipulimin e votës. Ne na takon në anëtar në KQZ dhe s’mund t ë kundërshtojëaskush. Unë kam paralajmëruar edhe rezistencë popullore. Ne nuk mund të lejojmëqë të blihet dhe kërcënohet ardhmëria e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nësedo të ketë të tillë edhe me çmimin e trazirave, ne do të mbrojmë votën e shqiptarëve.
BDI krenohet qëka pasur një ministër teknik të Brendshëm, por që nuk kanë ditur që t’i mbrojnëshqiptarët. Kur kanë pasur ministrin e drejtësisë, shqiptarëve u janë montuar procesepolitikisht. BDI-së nuk i kanë munguar ministrat dhe funksionarët, por i kanëmunguar ushtrimi i këtyre pozicioneve në favor të shqiptarëve. Nuk ka pasurligje për shqiptarët për t’i bërë më të barabartë. Ky është një riciklim ipolitikës së ish-Jugosllavisë, që ricikloni elitën politike, por nuk bënte asgjëpër popullin e thjeshtë shqiptar. Ne kemi pasur formë, por jo përmbajtje. Gjuhashqipja edhe pse flitet nga mbi 20% e popullsisë, i thuhet gjuhë e ndryshme ngaajo maqedonase. 70 000 shqiptar nuk marrindot shtetësinë se dikush punon për një shtet të pastër një etnik. Nuk bëhetregjistrimi i popullsisë qëllimisht.
Ne e kemi në program që brenda 100 ditëve të sillet ligji për nënshtetësinë dhe gjuhën shqipe. Vendbanimet shqiptare përballen me probleme mesjete. Ne kërkojmë së paku 100 milionë euro investime në këto vendbanime. Këtu shqiptarët ikin në Evropë kur të merret e drejta për të jetuar.
Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti