Sela: Partitë maqedonase duan të bëjnë një shtet të pastër etnikisht, BDI po i ndihmon
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Aleancës për Shqiptarët Zaidin Sela tha se BDI premtoi një kryeministër shqiptar, por nuk e mbajti këtë premtim.
Sipas Selës, pelikanët shqiptarë që kanë fituar zgjedhjetnë Maqedoni janë të shantazhueshëm kur vjen puna te çështja shqiptare.
Ai theksoi se partitë maqedonase kanë një interes përtë bërë një shtet të pastër etnikisht në një realitet që është shumë etnik.
Sela: BDI kishte premtimin e një kryeministri shqiptar, por edhe këtë e pamëse nuk e mbajtën. Ata i fitojnë gjithmonë zgjedhjet se kanë pasur ndihma ngasubjektet politike maqedonase. Ata janë kthyer në njerëz të vegjël, që janë hyrësirtarëve të shërbimeve dhe sa herë duhet të mbrojnë një interes të shqiptarëve,ata mund të nxirren nga sirtarët. Prandaj janë të shantazhueshëm. Kjo mund tëshihet edhe në zgjedhjet lokale të kaluara, ky Zaev i quante si kriminelë, porpastaj ka bërë fushatë me BDI-në. Edhe akademia e shkencave të Maqedonisë e kathënë vetë se BDI është aset.
Partitë maqedonasekanë një interes për të bërë një shtet të pastër etnikisht në një realitet që ështëshumë etnik. Maqedonia varet nga dy popujt kryesorë, që janë shqiptarët dhemaqedonasit. Politika e 30 viteve të fundit ata kanë bërë që të ndërtojnë një shtet nacional të tyren. Me BDI-nëbashkë po ia dalin, se ritmi i emigrimit të shqiptarëve është shumë i madh. Njerëzitlargohen se janë të zhgënjyer. Zgjedhjet e fundit të cilat i fituan e kanë tëvjedhur, pasi është marrë me kërcënime dhe shantazh për largime nga puna. Ndërsane kemi arritur 12 deputetë. Ne nuk kemi pasur anëtarë komisioni në vendvotimedhe kanë manipuluar votime. Kemi depozituar ankesa, por janë refuzuar se nukkemi anëtarë atje. KQZ-ja është përgjigjur me heshtje.
Sela shtoi se ai si kryetar partie e ka kufizuar mandatine tij si kryetar partie në vetëm dy mandate.
Sela: Unë si kryetar partie ia kam kufizuar vetës mandatin si kryetar në 2mandate vetëm. Nuk kam dashur ta vras një proces që do ta çonte BDI-në drejtopozitës. Shqiptarëve duhet t’u kthehet shpresa, se sa më shumë rri në pushtetnjë parti aq më shumë kriminalizohet. Unë personalisht, nuk kam dëshirë për tëqenë kryetar partie, por është çështje organit më të lartë të partisë për dorëheqjentime, me të cilin duhet të përballem. Largimi im nuk do të thotë humbje e këtijrezultati.
Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti