Konfirmimin në detyrë i gjyqtares Gazidedja, Komisioneri Publik: Presim të njihemi me vendimin për ankimim

Konfirmimin në detyrë i gjyqtares Gazidedja, Komisioneri Publik:

Pasi ONM ka paraqitur rekomandimin për të ankimuar në KPA konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidedja, Komisioneri Publik bën me dije se mund ta ankimojë këtë vendim.

Përmes një njoftimi, pohohet se nuk është zbardhur vendimi me shkrim nga KPK dhe sapo kjo të ndodhë Komisioneri ka të drejtë që brenda 15 ditësh të depozitojë ankesën ne KPA.

Njoftimi i Komisioneri Publik:

Në datën 10.7.2020, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Sot, më datë 30.7.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Vendi Lajme komisioneri publik kpk kpa ankimim

EMISIONET