Gjata: Shpreh solidaritet me Beti Njumën, pushteti i Ramës dhe Veliajt presion ndaj mediave kritike

Sekretari i çështje ligjore në PD Çlirim Gjata, shprehur solidaritetine tij me gazetaren Beti Njuma pas mesazheve të Veliajt.

Në një intervistë për Ora News, Gjata i cilësoi si sulme të qeverisëdhe bashkisë kur atyre nuk u pëlqejnë kritikat nga media.

Gjata shtoi se prania e policisë në ambientet e televizionit ORA ishtenjë mënyrë presioni për gazetarët.

Çlirim Gjata: Dua të shpreh solidaritetin tim me gazetaren Beti Njuma pasi është fyer si gazetare dhe si femër. Kjo është e tmerrshme në vitin 2020 kur pushtetar i drejtohen me fjalë të tilla pronarëve të medias për gazetares që po mundohen të mbajnë lirinë e medias. Kjo tregon mendësinë prej sundimtari që kanë këta, duke filluar nga kryetari i bashkisë deri te kryeministri. Rama nuk shkarkoi një kryebashkiak që doli duke thithur kokainë, sepse këta e kanë të lidhur pushtetin e tyre me këta persona. Këta njerëz që sillen kështu me pushtetin dhe kur kritikohen nga mediat nuk i pranojnë. Ka një kufi, një vijë të kuqe, jo të çosh mesazhe te pronari dhe të cenosh personalitetin e një gazetareje sikurse është Beti Njuma. Kjo tregon se po vijnë re të zeza për lirinë e medias. Nën regjime të tilla të gjithëve u vjen radha, çdo gazetari do i vijë radha.

Mjaftoi një gazetare kritike përtë treguar se çfarë mund të bëjnë këta njerëz kur cenohen nga gazetarët në atoqë bëjnë. Nëse kishte diçka me z. Ndroqi nuk kishte pse të çohej policia sepsetelevizionet janë godina, çfarë do bëhej aty. Qëllimi ka qenë presioni igazetarëve. Të merreshin me pronarin dhe mjaftonte që dy persona me laps e letër,se diku janë regjistruar ato prona, s’ka nevojë për gjithë ato trupa policoreme armë me skafandra e armë. Këtë skenë e kam parë edhe te Teatri. Ata nuk ekanë me biznesin, por me media, pasi keni mbajtur një qëndrim kritik. Kur tëvijë PD në pushtet pas disa muaj të njëjtin qëndrim të mbajë media, se pastajbie demokracia.

Gjata tha se qeveria nuk do ia dalë në luftën me sulmet ndaj mediassepse është rritur niveli i emancipimit të shoqërisë.

Çlirim Gjata: Edhe në kohën e pandemisë u kërkua mbyllja e ORA NEwS sepse kishte shumë persona në studio, ndërsa televizionet e tjera ishin plot. Kjo ka të bëjë me media për t’i mbyllur zërin kritik kundrejt zullumet që po bën qeveria dhe bashkia, si vjedhjet 20 mln euro për 1 km rrugë apo tenderat. Kur media bëhet kritike, sundime politike i kthehet kundër dhe kërkon që të bëjë shembull që të dëgjojnë të tjerat. Por nuk mendoj se do ia dalë sepse është rritur niveli i emancipimit të shoqërisë. Rama dhe Veliaj do të dalin si Don Kishotë të vetmuar shumë shpejt.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti