Gjata: SPAK është kapur nga Rama, nuk ka dhënë rezultate. Ne nuk mund të kthehemi në një Bjellorusi
Në një intervistë për Ora News, sekretari për çështjet ligjore në PD,Clirim Gjata tha se shpreson që ndryshimet në kodin zgjedhor të mos prishin marrëveshjene arritur mes palëve.
Gjata u shpreh se Rama kërkon që t’i fitojë në tavolinë zgjedhjet, porai shtoi se kjo nuk mund të ndodhë, pasi Shqipëria nuk mund të shndërrohet në Bjellorusi.
Çlirim Gjata: Për Kodin Zgjedhor uroj që tëmos kemi ndryshime në marrëveshje me ndryshimet e fundit kushtetuese që synojnëprishjen e kompromisit të arritur nga marrëveshja. Sepse po synohet që tëkrijohen favorizimi për PS-në, ndërsa për implementimin e kodit të ri zgjedhorka nisur puna. Së paku deri në shtator duhet të përfundojë procesi për KQZ-në ere sepse tani gjërat kanë ndrydhur se ka disa procese shtesë. Presim që tëcaktohet edhe data e zgjedhjeve. PD vetë është në procesin e brendshëm të fushatëspër zgjedhjen e kandidatëve.
Nëse Edi Rama kërkon që të fitojë zgjedhjet në tavolinë ta harrojë, se ne nuk mund të kthehemi në një Bjellorusi. Rregullat e miratuara nga faktori ndërkombëtar dhe që kanë në dorë pranim tonë në organizma ndërkombëtar i kanë pranuar këto rregulla lojë. Është mirë që këto rregulla të mos preken. Çdo cenim i tyre do të çonte në trajtimin e Shqipërisë si Bjellorusia. Rama e di që ëhstë i humbur prandaj do të ndalojë koalicionet duke kërkuar edhe hapjen e listave me 2/3. Nuk ka nevojë që të hiqen koalicionet për hapjen e listave. Edi Rama kërkon kështu që të rrijë në pushtet ngjashëm si Lukashenko.
Ndërsa referuar veprimtarisë së SPAK-ut, Gjata theksoi se prokuroria ështëe kapur nga Rama sepse ka lënë pa hetuar të gjitha çështjet e rëndësishme dukemos dhënë asnjë rezultat qysh nga formimi.
Çlirim Gjata: Pushimet e hetimeve nga SPAK përLefter Allën tregojnë se ne nuk kemi një prokurori të pavarur. Jo nuk është çështjehetimi, por çështje politike sepse Rama e ka kapur prokurorinë. Nuk bën dotkorrupsion një institucion pa kapur prokurorinë. SPAK edhe dosjen e famshme 184ia çoi Dibrës, ndërsa çështjen e dosjes 339 ia dërgoi Durrësit. As aferën e 20milionë euro për 1 kilometër apo çështjen e Teatrit. Gjithçka që është e lidhurme politikën SPAK e largon menjëherë nga dora çka tregon se është i kapur ngaEdi Rama. Kanë kaluar muaj dhe nuk kemi parë rezultate. Këto institucione tëreja të drejtësisë kanë sjellë një zhgënjim. Për shkak të reformës në drejtësi nekemi ngelur pa gjykata, pa Gjykatë Kushtetuese. Askush nuk e kontrollon më Ramën.Do të ishte mirë që SPAK të luante një rol në këtë aspekt.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti