Nis terapia me plazëm për trajtimin e pacientëve me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleveuniversitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “ShefqetNdroqi” ka nisur procedurën për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e tëprekurve nga COVID19 që janë në trajtim spitalor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeOgerta Manastirliu, nga banka e gjakut në QSUT ka deklaruar se janë marrë masatdhe janë finalizuar protokollet për terapinë e plazmës.
“I gjithë ekipi i qendrës së gjakut, QSUT, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar protokollet për terapinë me plazëm. Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pacientë që kanë nevojë në dy spitalet COVID”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Socialetha se janë marrë masat për kryerjen e të gjithë procesit, që nga ekzaminimet ederi te procesi final i trajtimit. Manastirliu ka kërkuar nxitjen e zinxhirittë solidaritetit për dhurimin e plazmës nga personat që e kanë kaluar sëmundjen.
“Sot ne nisim fushatën ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’ dhe tashmë kemi dhuruesit e parë që e kanë kaluar sëmundjen por është e rëndësishme që të krijojmë zinxhirin e solidaritetit, për të ndërtuar bankën e plazmës për të ndihmuar ata qytetarë që kanë nevojë për këtë trajtim mjekësor në dy spitalet COVID”, u shpreh ministrja.
Një paciente 30 vjeçare e cila e ka kaluarsëmundjen, ka qenë e para që ka dhuruar sot, në çeljen e fushatësndërgjegjësuese për dhurimin e plazmës për trajtimin e pacientëve me COVID19.
Shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomotha se prej kohësh po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë terapi dhei bëri apel personave që e kanë kaluar sëmundjen, të bëjnë këtë gjest human nëndihmë të atyre që kanë nevojë.
Çdo mashkull që është ndërmjet 18-65 vjeç dhe çdo grua e kësaj moshe që nuk ka kaluar shtatëzani, që e kanë kaluar COVID19, mund t’i bashkohen iniciativës së dhurimit vullnetar të gjakut/plasmëz për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi në spitale.
Dhurimi mund të bëhet në çdo bankë gjaku në spitale dhe çdo person që dëshiron të dhurojë, mund të aplikojë online në faqen web të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.