Zaptim hapësirash publike dhe aktivitete pa leje, procedohen 4 persona në Pogradec

Aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike është shtrirë edhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh. Mungesa e rojeve të sigurisë në plazhe ishte një tjetër problematikë e evidentuar.

Zaptimi i hapësirës publike mbetet një fenomeni pranishëm edhe në vijën bregliqenore të Pogradecit.

4 pronarë subjektesh u proceduan penalishtpasi kishin vendosur vendosur shezlongë pa leje.

''Aksioni që ne ndërmorëm ishte për objekte që janë të paliçensuara nga e-Albania. Jemi të vendosur që t'i shkojmë deri në fund për lirimin e hapësirave publike.''

Kontrollet në terren nga institucionet vendoredhe policia kanë nxjerr në pah edhe neglizhimin e masave për sigurinë epushuesve.

Disa subjekte, edhe pse me leje përaktivitetet, nuk kishin vrojtues

''Kontrolluam rreth 10 subjekte, i këshilluam për lidhjen e kontratave të tyre me rojet bregdetare, pasi ka rëndësi jeta e qytetarëve.''

Respektimi i protokolleve të sigurisë kundërpërhapjes së koronavirusit është një tjetër synim i kontrolleve.