Durrës, mbytet në det 65-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 14:28
Një 65-vjeçar është mbytur në det.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.13 të plazhit të Durrësit.
‘’Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar’’, informon policia.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenjadhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Foto ilustruese)