Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, kishin fshehur në shtëpi kokainë, marijuanë e hashash
Karabinierët e Komandës Provinciale tëMassa-Carrara në Itali arrestuan tre shqiptarë, dy burra dhe një grua, pasi njësasi droge u gjet e fshehur në shtëpinë e tyre në Marina di Mass.
Karabinierët kontrolluan të gjitha dhomat,duke gjetur 800 gram kokainë, gati 3 kg marihuanë dhe mbi 50 gram hashash.
Shqiptarët nuk ishin nën vëzhgim dhe arrestimii tyre ishte i rastësishëm, pasi karabinierët vunë re një person i cili dolinga pallati me pamje që ngjalli dyshime.
Kontrolli i kryer zbuloi një dozë kokainë qësapo e kishte blerë nga shqiptarët dhe atëherë karabinierët hynë në godinë, kuidentifikuan apartamentin e shitësve të drogës, brenda të cilit u gjet droga elartpërmendur.
Gjyqtari i çështjes vendosi masën e sigurisë ‘Arrestime burg’ për dy burrat, përgjegjës për drogën, ndërsa gruaja është vendosur nëarrest shtëpie.