Liruan me kusht të dënuarit, ILD rekomandon masa për 2 gjyqtarë e 2 prokurorë
Shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve përveç vettingut. po rrezikohen edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Deri tani, i janë përcjellë KLGJ-së dhe KLP-së dy kërkesa për procedim ndërsa dy të tjera do të paraqiten në shtator.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduarhetimin për katër magjistratë, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë, të cilët u hetuan nga ku institucion përshkelje ne lidhje me lirimet me kusht për të dënuarit.
Për dy prej tyre i është kërkuar KLGj-së dheKLP-së të procedojë me masa disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Behet fjalë për Gjyqtarin e Gjykatës së Korçës Markelian Kuqo, për të cilinInspektori i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar shkarkimin nga detyra tëgjyqtarit Markelian Kuqo, i cili liroi nga qelis Gerd Gjinerarin, i njohur siGerd Gjenerali.
Ndërsa për prokuroren e Prokurorisë sëTiranës Elina Korbi që ka lënë ne masën 'arrestme burg' një të paraburgosur me sëmundje mendore Bilbil Hasani, i cili u vetëvarnë burg' i është kërkuar KLP-së që tëbëjë vërejtje publike pasi është konstatuar se jemi përpara një neglizhence.
Ndërkohë, burime të 'RTV Ora' bëjnë me dije seILD ka përfunduar hetimin administrativ edhe për gjyqtaren e Krujës Irena Hoxhadhe prokurorin Bujar Memia, të cilët sipas hetimit kanë bashkëpunuar në liriminpara kohe me kusht të dënuarit Hekuran Billa, i cili u ekzekutua disa muaj mëparë.
Kërkesa për ta do t'i dergohet KLGJ-së dhe KLP-sënë muajin shtator ndërsa këto institucione kanë të drejtë të shprehen tre javënga paraqitja e kërkesës.
Gjyqtarja e Krujës është ne hetim edhe për lirimin e Indrit Dokles por për ketë çështje ILD ka pezulluar veprimet për sa kohe që nuk është shprehur ende Gjykata e Apelit.
Por, mungesa e ambienteve të përshtatshme ka bere që ky institucion të punojë me staf të reduktuar, pasi është në pritje të marrjes së godinës së re të caktuar nga qeveria e cila është ish-Ministria e Integrimit. Ndërkohë institucionet e reja si KLP, KLGJ dhe shkolla e magjistraturës, janë sistemuar te poli I lirisë.