Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 45-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 14:42
Një aksident i rëndë është regjistruarr mëngjesin e sotëm (19 gusht), në qytetin e Durrësit.
Një 45-vjeçar ka humbur drejtimin e motorit duke dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Shën Vlashit.
‘’Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë’’, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Foto ilustruese)