Tregtia globale kthehet në vitet e krizës financiare
Tregtia globale pësoi rënie historike nëtremujorin e dytë, periudhë kur edhe kulmoi pandemia e koronavirusit në botë.
Organizata Botërore e Tregtisë njoftoi setrajektorja e shitblerjes së mallrave në muajin qershor zbriti 18,6 pikë ngaviti në vit, duke rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2007 e duke barazuarrezultatin e viteve të krizës financiare, 2008-2009.
Në baza tremujore, Barometri i OBT-së përTregtinë e Mallrave tregon se volumi i mallrave në fund të gjashtëmujorit ureduktua me 14 %.
Për pasojë, shigjeta e barometrit në qershorzbriti në vlerën 84,5 pikë nga 100 që simbolizon rendimentin në kohë reale tëtregtisë globale.
Të gjithë komponentët e sivjetëm mbetën nënnivel, por indeksi i shitblerjes së automjeteve dhe ai i transportit tëmallrave nga ajri pësuan rëniet më të forta si pasojë e kufizimit të lëvizjeveprej koronavirusit, duke zbritur përkatësisht me -28 dhe -23 pikë nga vleramesatare.
Dobësi paraqiti edhe transporti nëpërmjet detit,teksa porositë për eksport u rritën ndërsa indekset për komponentët elektronikëdhe materialet bruto qëndruan në vlera pozitive.
Me optimizëm, OBT-ja parashikon që aktivitetitregtar në botë të fillojë të rimëkëmbet vitin që vjen, por ekziston rreziku qëpasojat ekonomike nga pandemia e kovidit-19 të shtrihen në kohë.
Asnjë vend i rëndësishëm i botës nuk ka mundurt'i kursejë dëmet në ekonomi nga përhapja e koronavirusit në popullatë.
Në Europë, Spanja në tremujorin e dytë tëvitit raportoi një tkurrje me 18,5 % të ekonomisë së vet, ndjekur ngaPortugalia, Franca dhe Italia, pa përjashtuar edhe uljen me 10 % të aktivitetittregtar në Gjermani.
Banka Botërore për 2020-ën parashikonrecesionin më të thellë me dekada, që do e tkurrë ekonominë e planetit me mëshumë se 5%.